Rreth nesh
Kompania jonë
Me qellim që të ua lehtësojmë jetën juve dhe njerëzve që ju i doni, kemi krijuar kompaninë Aroma, zgjedhjen e vetme për mirëmbajtje dhe pastërti. Aroma është kompani pastrimi dhe mirëmbajtjeje, e cila operon në Tetovë dhe më gjërë. Kompania jonë mbështetet në përvojën, profesionalizmin dhe entuziazmin e ekipit tonë të specialistëve. Si rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit në biznes, Aroma ka arritur një zgjerim të qëndrueshëm të klientëve në një nivel profesional. Kjo përvojë fantastike është mundësuar falë shërbimeve tona profesionale të pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Synimi ynë është të rikthejmë pastërtinë dhe freskinë në botën tuaj. Ne jemi këtu për të ju ofruar pastrim me cilësi të lartë, mirëmbajtje dhe shërbim profesional ndaj klientit. Misioni ynë është që ta realizojmë këtë duke mbajtur çmime të përballueshme. Ne kemi vendosur standarde të larta për pastrim, kështu që efikasiteti dhe përsosja janë të domosdoshme në punën tonë. Ne krijuam me krenari portofolin e shërbimeve në mënyrë që të mund të shërbeheni me gjithçka për çka ka nevojë shtëpia juaj.
Pavarësisht asaj se nëse keni nevojë për pastrim të rregullt ose periodik, Aroma ju shërben me të gjitha kapacitet e saj. Ekspertët tanë të çertifikuar kanë përvojën dhe teknologjitë e nevojshme për të trajtuar çdo lloj papastërtie që mund të ketë.
Nga fakti se konkurenca është e vazhdueshme dhe shumë normale, ne gjithmonë mundohemi të ju ofrojmë shërbime të qëndrueshëme duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë.
Bëhuni pjesë e jona
Misioni ynë, aroma e shtëpisë tuaj!
Njihuni me
Ekipin Tonë







