Pastrim-gjeneral-i-shtëpisë
Mirëmbajtja e shtepisë

Pastrim gjeneral i Shtëpisë

Ndjenja e pastërtisë është aroma që e nuhasim sapo e hapim derën, prandaj kompania Aroma ofron pstrim gjeneral të shtëpisë në të cilin përfshihet:
  • Pastrim i dritareve brenda dhe jashtë.
  • Pastrim i horoletave brenda dhe jashtë.
  • Pastrim i dhomave të gjumit, në të cilat bëhet fshirja e pluhurit dhe merimangave duke përfshirë pastrimin me fshesë elektrike, leckë dhe detergjent.
  • Pastrami i dhomës së ditës, në të cilën bëhet pastrim i plotë i pluhurit, merimangave dhe detajeve të tjera.
  • Pastrami i banjove ku bëhet fshirja e merimangave dhe pluhurit dhe larja e së njejtës me detergjent.
  • Në pastrimin e kuzhinës përfshihet kontrollimi dhe pastrimi i të gjitha pjesëve të kuzhinës. Pastrimi i dollapëve me leckë dhe pastrimi i dyshemeve me detergjent.
Mirëmbajtja e shtepisë

Pastrimi pas largimit nga Shtëpia

Në momentin e largimit nga shtëpia më nuk duhet ta ndjeni vetminë e saj, sepse jemi ne këtu që ngelemi prapa për të plotësuar çdo punë të nevojshme. Aroma bën pastrimin e plotë të shtëpisë tuaj duke përfshirë të gjitha shërbimet që janë pjesë e pastrimit gjeneral. Nevoja për ta qëndruar një shtëpi e pastër, edhepse pa banorë brenda, është e domosdoshme, prandaj ne me shumë përgjegjësi e kryejme këtë detyrë. Që të mos ju ngelet mendja gjithmonë në shtëpi, ne ju raportojmë për gjendjen e shtëpisë tuaj pas ikjes.

Pastrimi-pas-largimit-nga-shtëpia
01-Mbulimi-mobiljeve
Mirëmbajtja e shtepisë

Mbulimi mobiljeve

Secila shtëpi e ka vlerën e saj në sytë e banuesve, por ka dyfish më shumë vlerë në sytë tanë sepse jemi në përgjegjës për dukjen dhe pastërtinë e saj. Për të anashkaluar vjetërsinë e parakohshme të mobiljeve, ne si shërbim ofrojmë edhe mbulimin e të njejtave me materiale përkatëse, në mënyrë që kur të kthehni ato të duken si të reja. Largimi i mbulesave bëhet gjithashtu para kthimit tuaj në shtëpi, në mënyrë që ju të ndjeheni sa më komod.

Mirëmbajtja e shtepisë

Kontroll mujor

Të jetosh larg shtëpisë do të thotë të kesh një pjesë tënde atje. Aroma kujdeset që të bëj kontrollin e shtëpisë çdo muaj për të evidentuar problemet e mundëshme dhe funksionimin e sistemit të ujit, rrymës apo nxemjes qendrore.
Kontroll-mujor
01-Paketa-dimërore
Mirëmbajtja e shtepisë

Paketa dimërore

Ne i kemi parasyshë vështirësitë e stinës së dimrit, prandaj edhe paketa dimërore është krijuar si paketë e veçantë për të gjithë klienët të cilët janë të interesuar të kujdesen për shtëpinë e tyre, enkas në këtë periudhë.

Pastrimi, por me theks të veçantë mirëmbajtja, është pika kryesore e kësaj pakete. Kjo paketë parasheh që gjatë stinës së dimrit të punësuarit tanë të kenë në kontroll të vazhdueshëm shtëpinë tuaj, duke kontrolluar nxemjen qendrore, gypat e ujit dhe kyçjen e nxemjes qendrore si dhe pastrimin e terrenit para kthimit tuaj në vendlindje.

Mirëmbajtja e shtepisë

Pastrimi Çatisë

Me rëndësi të veçantë është edhe pastrimi i çatisë së shtëpisë, duke pasur parasysh pluhurin që mund të mbledh gjatë stinëve të ngrohta dhe borën gjatë dimrit. Aroma, në mënyrë profesionale bën pastrimin e saj dhe i jep një pamje të mahnitshme në çdo detaj.

Pastrimi-Çatisë
1-Raportimi-i-defketeve
Mirëmbajtja e shtepisë

Raportimi defekteve

Përgjegjësia që kemi ne ndaj çdo klienti dhe shtëpie është fakti se jemi një kompani profesionale. Këtë e kemi arritur duke ju parortuar klientëve çdo problem teknik që mund të ketë në shtëpi me ndonjë nga sistemet instaluese. Kur ekipi ynë has probleme që ka nevojë të raportohen, ne ju informojmë menjëherë duke ju ofruar edhe zgjidhje për të njejtin. Kjo ndihmon në raportin e ndersjellë dhe në rehatinë tuaj sa jeni larg shtëpisë.

Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Kositja e Kullosës

Pamja e parë është ajo e cila të le mbresat më të mira tek diçka, ndërsa te shtëpitë janë oborret ato të cilët të bien në sy sapo hap derën. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë por edhe për rëndësinë që ka oborri në shëndetin mendor dhe fizik, prandaj ju ofrojmë shërbimin e kositjes së kullosës e cila kryhet gjatë stinëve të ngrohta dhe kositja standarde bëhet në interval periodik, që do të thotë një herë në javë. Gjatë stinës së dimrit ky shërbim është i panevojshëm për shkak të motit dhe temperturave të ulëta.
Kositja-e-kullosës
Ujitja-e-kullosës
Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Ujitja e Kullosës

Pas kositjes së kullosës, për të pasur një pamje të gjelbërt dhe të bukur, ekipi i kompanisë tonë bën edhe ujitjen e oborrit. Në raste të veçanta, kur oborri ka nevojë më tepër për ujë, ekipi ynë do të ju njoftojë juve dhe do të vendoset për ujitje më të shpeshtë deri sat ë arrihet gjelbërimi i plotë i oborrit të shtëpisë tuaj.
Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Krasitja e Bredhave

Stina e pranverës dhe e vjeshtës njihen si stinët në të cilët bëhet krasitja e bredhave. Kjo u jep një pamje krejt tjetër atyre dhe oborrit në përgjithësi. Aroma ka zgjedhur njerëz profsionist për ta kryer këtë detyrë, për të ua dhënë formën e veçantë të gjithë bredhave që ju i keni në oborr.

Krasitja kryhet një herë në vit, varësisht nga lloji i bredhit.

1-Krasitja-e-bredhave
Pastrimi-gjetheve
Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Pastrimi gjetheve

Burukinë dhe freskinë e oborreve që ju e shijoni gjatë stinës së verës e krijojnë pemët e mbjellura, por gjatë stinës së vjeshtës oborri ka nevojë për mbledhjen e gjetheve të rëna nga këto pemë, prandaj ne ju ofrojmë këtë shërbim, për të pastruar oborrin nga gjethet. Ky shërbim praktikohet gjatë stinës së vjeshtës dhe në ditë të zgjedhura, kur moti është më i ngrohtë, në mënyrë që mbledhja e tyre të jetë më efktive. Gjethet mblidhen në mënyra të ndryshme, varësisht nga kushtet e terrenit.

Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Largimi barrit të keq prej Oborrit

Është i njohur problemi barrit të keq në secilin oborr. Këtë zgjidhje pa merak ua ofrojmë ne, me makinat speciale dhe kimikale të ndryshme në mënyrë që ato të mos rikthehen. Në raste të veçanta bëhet edhe pastrimi i një pas njëshëm i tyre, deri në arritjen e zhdukjes së plotë, djegies së tyre, në mënyrë që oborri juaj të duket sa më i pastër dhe i bukur.

1-Largimi-barit-të-keq-prej-oborrit
01-Larja-e-oborrit
Mirembajtja e kopshtit dhe oborrit

Larja e Oborrit

Finalizimi i të gjitha shërbimeve është larja e oborrit të shtëpisë. Çdo sipërfaqe e shtruar me begatona mund të jetë strehë e papastërtive apo myshkeve të shumta. Aroma posedon mënyra speciale me makineri me presion të lartë dhe efektive për pastrimin e tyre dhe shkëlqimin deri në maksimum. Shijojeni çdo pjesë të shtëpisë dhe oborrit tuaj duke u ndjerë rehat në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tyre.